Klasifikimi i figurave është një proces i vështirë, sepse shumë
prej tyre janë të afërta në thelb, prandaj nuk mund të vendosen kufij të prerë.
Kështu, një figurë sintaksore nuk dallon shumë nga figura e kuptimit, sepse
edhe ajo ka kuptim.
Kur
flitet për figura të kuptimit, në to përfshihen figurat që kanë ndërtim
gjuhësor pothuajse të zakonshëm, por japin një kuptim të ndryshëm nga ai i
zakonshmi.
Krahasimi quhet
edhe figurë elementare, forma e parë njohëse, sepse një send ose dukuri na e
jep duke e krahasuar me një send ose dukuri tjetër (kemi krahasim mbi bazën e
cilësive, veprimeve, gjendjeve etj).
Syni
i saj si kokrra e qershisë
ose:
shqiponjë me krah të
thyem! Vall shpirt i molisun!
Qëndro! Qëndro krenare! mu si një zot i stolisun
Migjeni, Shpirt’i ri
Nga ndërtimi sintaksor, krahasimi ka dy pjesë: të krahasuarit dhe krahasuesin,
që lidhen ndërmjet tyre me anën e lidhëzave si, porsi, ashtu si etj.
Krahasimi është i thjeshtë kur
përbëhet vetëm nga një fjalë.
Krahasimi është i zgjatur kur
përbëhet nga shumë fjalë. P.sh.:
Kur dëgjon zëthin e
s’ëmës, qysh (ashtu si) e lë qengji kopenë
blegërin
dy a tri herë, edhe ikën e merr dhenë,
. . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . .
ashtu edhe zemra ime, më
le këtu, tek jam, mua,
vjen me vrap e me dëshirë atje, në viset e tua.
N. Frashëri, Bagëti e bujqësia
Krahasimi i zgjatur quhet edhe similitudë.
Personifikimi. Njeriu
primitiv vinte re tipare ngjashmërie ndërmjet vetes dhe dukurive të natyrës. Ai
u vishte kafshëve dhe sendeve tiparet e njeriut, gjërat pa shpirt i
përshkruante sikur ndienin dhe kryenin veprime njerëzore, gjërat pa ndërgjegje
i bënte me ndërgjegje.
– Ç’ke, o flamur, që s’valon?
– Jam sëmurë e po rënkoj,
jam goditur brinjë më brinjë,
që kur sollën Italinë…”
popullore
“Tokë e dashur,
ti diçka ke kërkuar nga unë.
“Ndryshomë, o bir” – më ke thirrur nga grykat e
maleve”,
D. Agolli, Toka ime, kënga ime
Në këta shembuj flamuri dhe toka janë personifikuar.
Pra,
personifikimi ndërtohet në bazë të fjalëve që thonë kafshët ose sendet e
shpirtëzuara.
Antiteza është figurë e përbërë nga dy njësi kuptimore, lidhja e të
cilave kryhet me kundërvënie.
Kundërvënia mund të bëhet në nivelin e fjalëve, në nivelin sintaksor dhe atë
kuptimor. Antiteza ndërtohet shpesh prej antonimeve.
Se të deshte dhe s’të
deshnin,
se të qante kur të qeshnin,
se të veshte kur të çveshnin,
nëno moj, të ra dëshmor.
Noli
Edhe
brenda një vargu mund të kemi dy gjendje të kundërta:
Pranë sofrës i pangrënë,
Noli, Anës lumenjve
Shpesh
personazhet e një vepre ndërtohen në antitezë me njëri tjetrin, si; Skënderbeu
me sulltanin në poemën “Historia e Skënderbeut” të N. Frashërit, Otelloja me
Jagon në tragjedinë “Otello” të Shekspirit etj.
Hiperbola, sikurse antiteza, edhe kjo mban në vetvete një krahasim të
mundshëm, por në një raport jo të zakonshëm, sepse një send, dukuri ose veprim
e jep shumë më të zmadhuar se sa është në të vërtetë.
Por kush ecë para
ushtrive tuj lëshue
flakë prej shpatet, si rrfeja kur shkrepet
mbi Bjeshkë t’Nêmna, vesh arit t’kullue,
porsi dielli kur vete n’perêndim?
N. Mjedja, Mahmud Pasha në Mal të Zi
Ndodh të
hiperbolizohet efekti emocional nga një shkak i caktuar, p.sh. nga bukuria, si
në shembullin e mëposhtëm:
Hanko, mos kalo mbi
varre,
se të vdekurit i ngjalle,
të gjallët i vdiqe fare…
Popullore
Simboli. Shpesh,
në vend të emërtimit të një sendi, përdoret emri i një sendi tjetër që ka
lidhje ngjashmërie me të.Në këtë rast përdoret simboli.
Manushaqe, bukuroshe,
pse s’ngre kryet përpjetë?
…………………………,
Shpendëra, hithëra, ferra,
përsipër të kanë rënë
dhe dritën ta kanë zënë….etj.
N.
Frashëri, Manushaqja
Me fjalën
“manushaqe” nënkuptojmë Shqipërinë; me fjalët “shpendëra, hithëra, ferra”
nënkuptojmë pushtuesin dhe tradhtarët e kohës së Naimit, që e mbanin në robëri
Shqipërinë. Ndërmjet këtyre fjalëve poeti kërkon të vendosë një lidhje
ngjashmërie.
Simboli përdoret gjerësisht jo vetëm në letërsi, por edhe në jetën shoqërore.
Kafshë të tilla, si: dhelpra, ujku, luani, janë
kthyer përkatësisht në simbole të dinakërisë, egërsisë, forcës. Shumë
personazhe të letërsisë artistike, të përsosura në tipin e tyre, janë bërë
simbole të virtyteve ose veseve të ndryshme njerëzore. P.sh., Prometeu është bërë simbol i dashurisë dhe i sakrificës njerëzore: Gjergj Elez Alia – simbol i luftëtarit që mbron nderin dhe lirinë; Jago – simbol
i së keqes etj.
Simboli
ka dalë nga paralelizmi figurativ. Ai ka të shprehur vetëm elementin e natyrës
dhe lë të nënkuptohet elementi njerëzor. Pra, simboli është një paralelizëm
figurativ i nënkuptuar.
Alegoria (gr. allos-tjetër, agoreuo – flas)
është figurë e afërt me metaforën dhe konsiderohet si trajtë e zgjeruar e saj.
Te alegoria nuk kemi ndryshim të kuptimit të fjalës. Gjatë leximit e ndiejmë që
kuptimi i pjesës ose i tërë veprës zhvillohet në një vijë tjetër kuptimore, që
përbën kuptimin kryesor të veprës. Me këtë lloj figure mund të ndërtohet një
vepër e tërë letrare (Vaji i bylbylit, N. Mjeda), një lloj i tërë letrar Alegoria Soneti
V i poemës Scodra të N.
Mjedës:
E nji mjegull ndër male, e j’êr’qelbsinet
ku kuptimi kryesor është
gjendja e Ilirisë së robëruar e dhënë me metafora të shumta, me epitete
metaforike, kurse lidhja e fjalëve me lidhëzën (e) si dhe gjithë pamja e përshkruar afron me një peizazh
biblik.
Ironia është
figurë e afërt me metoniminë, mirëpo këtu fjala duhet të kuptohet si e kundërta
e kuptimit të saj të parë. Në kuptimin që shpreh, ironia është një tallje e
hollë përmes fjalëve që kanë karakter lavdërues:
Na sot jem për t’u
lavdue,
dijmë me folë me bisedue,
nga mendja jemi holluemun.
F. Shiroka; Si po prishet gjuha
shqype
Figura e ironisë shquhet
për intonacion të posaçëm, i cili plotëson kuptimin e figurës. Si figurë
e zgjeruar ajo mund të japë krijime të plota, në të cilat mbizotëron toni
ironik.
Ka raste kur ironia merr formë të ashpër, të pamëshirshme, që arrin deri nësarkazëm. Ironia përdoret më tepër në
letërsinë humoristike,kurse sarkazma në letërsinë satirike. Shkrimtarë të
shquar, si Çajupi, Noli, Migjeni, N. Bulka, D. Agolli, etj., i kanë përdorur me
mjeshtëri ironinë dhe sarkazmën.
Paralelizmi figurativ. Shpeshherë, dukuritë
natyrore që përshkruan poeti i vendos pranë ngjarjeve të jetës, mendimeve dhe
gjendjeve shpirtërore të njerëzve, me të cilat ato kanë lidhje ngjashmërie. Në
këtë rast kemi përdorimin e figurës letrare që quhet paralelizëm figurativ.
Në poemën
“Kënga e sprasme e Balës” të Gavril Darës, Mara, personazhi i veprës, i
drejtohet një zogu me këto fjalë:
Zogë,
zogë
kryezezë,
Shokun tënd ti po kërkon,
ti e
vetme, unë e
vetme.
shokun tim kërkoj dhe unë.
Mes
shkretimit ti
vajton,
Jemi bashkë në mjerim,
unë
këtu qaj ditë e
natë…
qofshim bashkë në liri…
Këtu janë
vënë pranë njëra-tjetrës vuajtja shpirtërore e Marës, vetmia e saj dhe kënga e
trishtuar e një zogu, për të theksuar me këtë element të natyrës pikëllimin e
vajzës.
2.2.2.Figurat e intonacionit poetik
Gjatë
përshkimit të një ngjarjeje, apo shprehjes së ndjenjave kemi ndërhyrjen emocionuese
të autorit për të theksuar çka ai dëshiron. Nga këto ndërhyrje emocionuese që
shoqërohen me intonacion, krijohen figurat e intonacionit poetik:
Pyetja retorike realizohet
në formën e pyetjes që s’kërkon përgjigje, p.sh.:
Përse të venë në det,
mendimet, o zemra ime?
De Rada Këngët e Milosaos
Një pjesë e mirë e vargjeve të poezisë Naim Frashërit të
Lasgush Poradecit janë të kësaj natyre:
…Të
përmbysim vetëdijen kur na fton ne burim i jetës?!
…Të mendojmë kaqe errët mun në mes të së vërtetës?!
…T’a mjerojmë kuvëndimin me kaq helm e kaqe prishmë
Kur fillon t’j-a thotë shqipja me një hir të
perëndishmë?!
Qoftë
edhe nga pikësimi i dyfishtë këto vargje nuk mund t’i lexojmë dhe aq më pak t’i
kuptojmë si pyetje të zakonshme në të cilat kërkohet përgjigjja. Janë pyetje që
në vetë shtrimin e tyre e kanë përgjigjen e mundshme. Zakonisht pyetja retorike
shtrohet në pikën kur duhet të shfaqet kulminacioni, duke krijuar një tension
dramatik të pritjes.
Pasthirrma Shpeshherë
poeti veçon një gjë për ta theksuar më tepër, duke shprehur në këtë rast një
ndërhyrje emocionuese në formën e thirrorit:
Shqipëri, lejomë të kthej
kryet mbi ty,
o nënë e rreptë burrash t’ashpër
Bajron, Çajld Harold
Me ngadalë, o shpend,
përmbi plagë m’u ul,
merr nga gjaku im,
vëre
mbi flamur…
I. Kadare, Shqipëria dhe tri Romat
Pasthirrmat shprehin vrulle të papritura shpirtërore në formën e entuziazmit,
ngazëllimit, dëshpërimit, revoltës:
O, si nuk kam nji grusht
të fortë
malit që hesht, mu në zemër me ia ngjeshë…
Migjeni, Recital i malësorit
Apostrofi Apostrofi
është ndërhyrja emocionuese me anën e së cilës thërresim pranë gjërat e largëta
ose të afërta, të gjalla a të vdekura, që t’i bëjmë të pranishme, konkrete dhe
që të ndikojnë kështu në ndjenjat e emocionet e të tjerëve.
O malet e Shqipërisë dhe
ju, o lisat e gjatë etj.
N.
Frashëri, Bagëti e bujqësia
Hyrja e
poemës “Bagëti e bujqësia” është një gërshetim mjeshtëror i pyetjeve retorike,
apostrofave dhe pasthirrmave të shumta që e gjallërojnë mendimin poetik.
2.2.3. Figura e fjalorit
Gjuha ka karakter shoqëror dhe historik. Karakterin shoqëror e përcakton
përdorimi i gjuhës brenda grupimeve të ndryshme shoqërore. Kështu mund të
flitet për gjuhën e dialektit ose
edhe më ngushtë, për gjuhën e profesionit të
caktuar. Karakteri historik nënkupton një varg transformimesh të gjuhës si
rezultat i zhvillimit të brendshëm dhe i faktorëve të jashtëm. Stilistikisht të
dy aspektet janë prodhimtarë në letërsi.
Dialektizmat janë fjalë që letërsia i merr nga dialektet. Për nga natyra e
tyre këto fjalë nuk janë në kundërshtim me natyrën e gjuhës shqipe, mirëpo duke
qenë vetëm të një dialekti, kanë përdorim më të ngushtë. Përdorimi i tyre në
veprat letrare ka këto funksione stilistike: krijim i koloritit të mjedisit,
karakterizim i gjuhës së personazheve, etj.
Varianti i dialektizmave mund të konsiderohet përdorimi i historizmave që gjithashtu japin atmosferën, koloritin e mjedisit, gjuhën e
personazhit brenda një kohe të caktuar. Gjithashtu ekzistojnë përdorime të
veçanta brenda dialektit:lokalizmat, zhargoni,
profesionalizmat. Janë të
përshtatshme për të krijuar ligjërimin e shkujdesur, rrëfimin popullor, ndërsa
përdorimi i tyre me denduri krijon efekte satirizuese. Me efekt është edhe
përdorimi i gjuhës si imitim i të folurit të personazhit të huaj në gjuhën shqipe. Dialektalizmat
nuk janë vetëm karakteristikë e prozës. Shpesh ato i përdor me sukses edhe
poezia për kuptimet e figurshme ose për ngjyrime emocionuese.
Huazimet: janë
fjalë të huaja që përmes kontakteve të ndryshme të popujve me njeri-tjetrin
kanë depërtuar në sistemin e leksikut. Ndryshe quhen edhe barbarizma (gr. barbaros –
quheshin popujt që nuk flitnin greqisht). Në gjuhën shqipe dallojmë barbarizmat
latine, greke, turke dhe sllave, shumica e të cilave kanë fjalët korresponduese
të tyre në shqip.
Kur
përdoren në letërsi ato marrin funksion shprehës. Mund të përdoren për qëllim
ironizues, për portretizimin kulturor të personazhit, për krijimin e
atmosferës, etj. Një lloj barbarizmi përbën e folura e të huajit shqip, duke i
shtuar asaj prapashtesat dhe deformimet e ndryshme. Barbarizmat i përdor edhe
proza edhe poezia. Të përmendim këtu poezinë e F. Nolit që ka përdorime të
tilla të shumta.
Fjalëformimi dhe fjalët e reja: Gjuha shqipe e ka
mekanizmin e rregullave sipas të cilave e pasuron fondin e vet leksikor.
Nevojat e gjuhës si sistem dhe nevojat e letërsisë si ligjërim përputhen dhe
ndihmohen reciprokisht. Fjalët e reja të krijuara brenda sistemit të shqipes
(që ndryshe quhenneologjizma) funksionojnë stilistikisht duke u futur në tekstin letrar,
gjithashtu fjalët e krijuara për herë të parë në letërsi me përdorim të dendur
mund të kalojnë në fondin e leksikut të gjuhës. Mënyrat e ndërtimit të fjalëve
të reja janë të shumta: me anë të prapashtesave: shpifarak; me anë të prapashtesave
për zvogëlim: zogëz, lepurush; me parashtesa: i stërlashtë, i stërgjatë; me
bashkimin e dy fjalëve në njësi kuptimore: atdhedashuri, duke i afruar fjalët e një teme:lufton luftën; duke i lidhur me
kuptim: mes-hollë-këputura etj. Në
letërsi janë gjithashtu të njohura neologjizmat sipas modeleve të arkaizmave, që janë
fjalë të vjetëruara, që nuk përdoren më. Të dyja këto forma në letërsi kanë
funksione stilistikore të caktuara në pasurimin kuptimor emocionues, të tekstit
letrar
2.2.4.
Figurat e fjalës
(Tropet)
Figurat e fjalës në retorikë janë quajtur sipas fjalës gr. tropos lëvizje, kthim, kuptim i zhdrejtë. Fjala në sistemin e gjuhës
lidhet me një send të realitetit, ka një koncept, ndërsa gjatë përdorimit ajo shmanget nga kuptimi i vet i parë i zakonshëm dhe lidhet me një kuptim
tjetër, që është kuptimi i dytë i fjalës. Në frazën “Më kënaqet zemra kur shoh
këtë det gruri”, është e qartë që disa prej fjalëve janë përdorur me kuptim jo
të zakonshëm, mirëpo fraza nuk e ka humbur kuptimin që ka synuar ta realizojë
me këtë lidhje fjalësh. Përkundrazi kuptimi i saj del më i pasur se sa sikur
fjalët të përdoreshin në kuptimin e tyre të parë. Po t’i veçojmë fjalën zemra dhe togun det gruri, është e qartë që fjala zemra është përdorur për të shprehur një gjendje emocionale ndërsa
fjala det ka
ruajtur vetëm disa elemente të kuptimit fillestar: madhështinë, lëvizjen,
hapësirën etj. të cilat korrespondojnë me gjendjen e parë. Gjithashtu figurat e
fjalës përmbajnë në vete vlera njohëse.
Figurat e
fjalës, sikur edhe figurat e tjera, nuk i gjejmë vetëm në gjuhën e letërsisë.
Përdorimi i tyre në gjuhën e folur është i shpeshtë. Një pjesë e tyre për shkak
të përdorimit të dendur e kanë humbur kuptimin e tyre të figurshëm. dhe
përdoren në mungesë të fjalës.
Metafora qysh në
antikitet është quajtur mbretëreshë e figurave. Retorika e mëvonshme e ka
pranuar si figurë qendrore prej së cilës dalin figurat e tjera. Figura e
metaforës është proces gjuhësor i thjeshtë, por që ngrihet në një nivel të
lartë e të ndërlikuar poetik. Brenda një shoqërimi fjalësh një fjalë e humb
kuptimin e zakonshëm dhe me përdorimin e ri ajo fiton një informacion më të
madh kuptimor: Ai ishte lulja e ushtrisë shqiptare. Në
këtë fjali fjala lule mund të
zëvendësohet me një varg fjalësh dhe kuptimi nuk ndryshon. Fjala lule, është figurë, një fjalë e papritur për kontekstin. Nëse do ta
shpjegonim figurën fjalia mund të ishte: Ai ishte ushtari më i bukur (Sepse
lulja është bima më e bukur) ose “Ai
ishte (më i bukuri) më i dashuri i ushtrisë shqiptare”.
Mirëpo fjalët e përdorura këtu nuk e shprehin cilësinë themelore të ushtarit,
ai mbi të gjitha është trim, pra
fjalia po të hiqej figura e metaforës mund të
shkruhej. Ai ishte trimi më i bukur, më i dashur i ushtrisë shqiptare. Natyrisht këto nuk janë të gjitha kuptimet që mund të dalin nga
shembulli, mirëpo ato mjaftojnë për të dëshmuar informacionet e
shumta që bart figura e metaforës. Kthimi i figurës në kuptimin real të fjalës
për letërsinë është i papranueshëm.
Metafora shpesh quhet krahasim që bëhet në mendjen tonë, mirëpo ajo nuk shprehet në formën e plotë të krahasimit, i cili
përafron dy gjëra sipas ngjashmërisë duke theksuar cilësinë e krahasueshme (Dhëmbët
e bardhë si gurëzit e lumit). Metafora nuk lejon të shfaqet kuptimi i plotë po
vetëm i mundshmi.
Veçohen disa fusha në të cilat realizohet metafora përmes veprimeve të
caktuara: kur gjërat e natyrës dalin si të gjalla: lumi ecën, fusha frymon, (këtu metafora del si folje); kur gjendja shpirtërore a veprimi
intelektual përdoret për t’u dhënë kuptim gjërave të natyrës e objekteve: pyll i shqetësuar,
muzikë e pikëlluar, (këtu
metafora shprehet me mbiemër dhe quhet metaforë epitet, kur
mendohet se është figurë më vete quhet edhe epitet metaforik. Ndërtimi i metaforës
sipas ngjashmërisë zakonisht mbështetet në përdorimin me kuptim të dytë të
emrit:
Molla t’kputuna nji
deget,
Dy qershija lidhë n’nji rrfanë,
N.Mjeda:Andrra e jetës
Metafora është shumë e përdorshme edhe në sistemin e gjuhës. Përdoret në vend
të fjalës që mungon si: doreza e derës,
shtrati i lumit
etj. Në këto raste, ajo e ka humbur kuptimin e figurës. Ndërsa në letërsi
gjejmë përdorime të reja, të papritura të metaforës ose metaforë të ringjallur:
shtrati (mjegullor, i
purpurtë, i zjarrtë) i lumit, ku
freskimi bëhet me anë të epitetit ose sinonimit.
Metonimi për nga rëndësia qëndron krahas metaforës. Realizimi i
saj kryhet me kalimin e fjalës nga kuptimi i parë në kuptimin tjetër, dhe
ndërmjet tyre qëndron lidhja e varësisë jo e ngjashmërisë si te metafora. Metafora konsiderohet figurë e poezisë, ndërsa
metonimia figurë e prozës.
Metonimitë më të njohura janë kur:
• fjala
me kuptim abstrakt përdoret për fjalën që ka kuptim konkret dhe anasjelltas:
“Uh, m’u
thaftë gjuha po kaj
më erdhi ajo tash?”
“Mbas pesë vjetësh, kur këmbët i shkelën përsëri
në katund…”
“Motra nuk shkon në derë të huaj pa e pa
gëzimin e vëllaut.”
N. Rrahmani: Rruga e shtëpisë sime
• kur
përdoret emri i autorit në vend të veprës:
“Kam një javë që po e lexoj Barletin”
Në shembullin: Mjerimi punon, punon ditë e natë (Poema e
mjerimit, Migjeni) poeti përdor gjendjen e mjeruar të asaj
kohe për vetë njeriun e mjeruar. Ndërmjet tyre ekziston lidhja e varësisë.
Epiteti i
zakonshëm shprehet me një mbiemër dhe ka denduri të madhe përdorimi.
Dikur ai është përdorur
shumë dhe ka qenë përcaktues i stilit. Janë të njohura përdorimet e epitetit në
poemën Iliada dhe në
Historinë e Skënderbeut:
Ishte Uran-bukuroshi
dhe Tanushi kordhë-larë
Hamzaj, Muzakë-djaloshi
———————————————
Maneshi, shpatulla-gjërë,
Golemi mjekërë-ziu,
N. Frashëri: Histori e Skënderbeut
Këto i
njohim si epitetet tradicionake.
Sot letërsia preferon epitetin e ri që siç thamë më lart quhet edhe epitet metaforik, kur ngrihet mbi një cilësim të zakonshëm.
Ish një
kohë bojë hiri.
Epiteti
mund të shprehet edhe me pjesore të foljeve, me ndajfolje e shprehje të tjera,
si:
Arratisur, syrgjynosur,
rraskapitur e katosur
as i gjallë, as i varosur…
Noli
Në disa lloje të epiteteve synohet të jepet kuptimi i kundërt me fjalën që
cilëson si: bukuri e shëmtuar, etj. Disa e
rendisin tek figurat e kuptimit pasi del kuptim i ri nga kundërvënia e dy
kuptimeve.
2.2.5.Figurat e sintaksës
Që të shprehet një kuptim, në të folurit e përditshëm dhe në disa lloje
ligjërimi fjalët përdoren sipas rregullave të caktuara.Në bazë të kërkesave të
komunikimit ndërtimi sintaksor ka gjymtyrët kryesore dhe të
dyta. Në letërsi një rregull i tillë shpesh shmanget për shkak të kërkesave
shprehëse. Në shembullin:Ikën.
Trak-truk. Fushë e bardhë. Hënë (I.Kadare, Kali i Trojës)
vëmë re se midis fjalëve të përdorura mungojnë shumë fjalë të tjera, të cilat
janë të zakonshme për ndërtimin sintaksor normal. Por këtu kemi të bëjmë me një
varg poezie. Kjo mungesë e fjalëve ka bërë që pamja të jetë rrëqethëse, e
plotë, dinamike, plot ritëm dhe kuptim, ndërkohë që në përfytyrimin tonë
veprojnë shumë elemente jashtëletrare: vrapimi, jehona, zhurma, peizazhi, nata,
përvoja historike që lidhet me kalin e drunjtë të grekëve para mureve të
Trojës, me përshtypjet e fituara gjatë leximit të veprave të tjera
letrare që trajtojnë këtë motiv, etj.
Shembulli
na tregon një mundësi të veçantë të organizimit sintaksor të veprës poetike për
të arritur efekte të veçanta stilistike e kuptimore në letërsi. Një ndërtim i
tillë sintaksor qëndron në bazë të figurave stilistike.
Inversioni ose e anasjella (greq. hyperbaton, lat. inversio – përmbysje) shquhet për rendin e kundërt me atë normal sintaksor
të gjymtyrëve në fjali. Në vend që të ketë rendin normal: kryefjalë,
kallëzues, kundrinor e rrethanor, ndërtimi sintaksor del i varur nga kërkesat
kuptimore, shprehëse, dhe nga ato të intonacionit të veprës poetike.
I dha erë trëndafilit,
i dha dritë bukurisë,
i
dha këngët bilbilit,
i dha shije gjithësisë.
N. Frashëri, Fyelli
Enumeracioni. Kjo figurë shërben për të bërë përshkrime sa më të gjalla e më
konkrete, plot fakte e hollësi të larmishme nga realiteti, që numërohen njëri
pas tjetrit.
Ne ecim përdore të dy,
unë e ti,
dhe jemi kudo në shtëpi,
kur
jemi nën qiellin e natës,
nën strehën ku ndizet oxhaku,
në
rrugën e qetë e të gjatë,
në
turmën plot me vështrime
ku ka dijetarë dhe loço,.
ku
ka të moshuar e foshnja…
Pol Elyar Ne të dy
Shkallëzimi Është një figurë që ka dalë nga enumeracioni,
i cila përdoret shpesh si në poezi, ashtu edhe në prozë Në të hasim një
organizim shkallë-shkallë, të cilat shprehin një veprim, mendim ose peizazh.
Fjalët janë të afërta, shpesh sinonime ose, duke u lidhur në këtë mënyrë,
afrohen kuptimet e tyre. Kuptimi i fjalëve në shkallëzim mund të ketë
rrjedhë ngjitëse ose zbritëse:
Valimi i anijes së lehtë
qetohet, ndalohet, mbaron:
gjeniu i anijes përpjetë
hepohet…anohet…valon
L. Poradeci, Gjeniu i anijes
2.2.6.Figurat tingullore
Parim organizues i grupit të këtyre figurave është përsëritja e tingujvebrenda
njësisë poetike (vargut), njësisë kompozicionale (strofës) ose gjithë veprës
poetike (poezisë). Mund t’i quajmë edhe figura të përsëritjes. Përsëritja tingullore
nuk është qëllim në vetvete. Në aspektin gjuhësor fjala përsëritet duke e marrë
atë ashtu siç është në pozicionin e parë, dhe duke e vendosur në një pozicion
të ri. Përsëritja mund të jetë me ndryshim të pjesshëm, me ngjashmëridhe me kundërvënie. Nga ana kuptimore përsëritjet nuk shprehin të njëjtën gjë, për
shkak të lidhjeve të reja në të cilat vendosen, ose të kontekstit që u jep një
kuptim të ri.
Ndër
figurat tingullore më të njohura janë:
Asonanca, që e ka
marrë emrin nga lat. assonare –
bashkëtingëllim, tingëllim i harmonishëm. Është përsëritja e një zanoreje ose e
zanoreve të njëjta në varg ose në frazë.
Fëmija
pa nanë, si nata pa hanë.
Popullore
Asonanca
është element i ndërtimit të ritmit, intonacionit të vargut, si rrjedhim, edhe
i kuptimit të vargut. Në disa raste rimarrja e zanores mund të ketë edhe
funksion simbolik:
Vajto,
moj botë,
vajto me ne.
L. Poradeci, Kur qajnë motrat vëllanë
ku funksioni i tingullit o lidhet me kuptimin e vajit, të dhembjes e pikëllimit për vëllanë
e vdekur.
Aliteracioni sipas
fjalës lat, alliteratio – drejt
+ shkronja) është përsëritja e bashkëtingëlloreve. Në shumë raste, me
bashkëtingëlloret përsëritet e tërë rrokja. Në disa raste bashkëvepron
aliteracioni me asonancën si përfundim i vargut:
dif dragoi i dragobisë,
trim tribun i Vegjëlisë
F. Noli, Shpell’e Dragobisë
Organizimi i lirshëm i bashkëtingëlloreve krijon efekt të ndjeshëm në vargjet e
shumë poetëve, sidomos kur ai mbart edhe ngarkesë shprehëse të llojit imitues.
Vështroni si shket sipër
valash,
e
tundet anija me nge…
…me krismë e
me prush prejt stërkalash
mi të shkrepëtiu një rrufe.
L. Poradeci, Gjeniu i anijes
Onomatopeja: (Nga greq. onoma – emër,
poeme – bëj – krijoj) Është figurë e përsëritjes që ka bazë imitimin e zhurmave
të zërave të natyrës dhe të qenieve të gjalla. Ky fenomen është mjaft i
përhapur në gjuhë ndërsa, kur përdoret në letërsi, merr karakter shprehës duke
sjellë atmosferën me të cilën lidhet kuptimi i pjesës:
Nën kërkëllimë zinxhirësh
frymëmarrje luanësh
ulurimë, kuje e lemeri
Gjeneral Moisi
I. Kadare: Vdekja e Moisi Golemit
Këtu radha e fjalëve onomatopeike është e dendur dhe shpreh: lidhje në
kundërshti kërkëllime zinxhirësh/frymëmarrje luanësh; shkallëzim të atmosferës së tmerrit: ulurimë, kuje e lemeri. Gjithashtu të përdorura në shumës ato krijojnë një atmosferë
tmerri e ngjethëse nga veprimi i atij organizimi të tmerrshëm torturues. Fjalët
e krijuara sipas zhurmave të tingujve të ndryshëm të natyrës quhen fjalë onomatopeike.
Anafora: (Greq. anaphora = nxjerr lart, përsëritje) Është përsëritje e fjalës së parë ose
e ndonjë shprehjeje në fillim të vargjeve. Si figurë stilistikore forcon
shprehësinë dhe veçon kuptimin e pjesës që përsëritet apo të pjesës që del e re
pas përsëritjeve. Është gjithashtu element i ritmit. Shembull:
Për atë mot që do të
mbruhej brumi në magje,
Për atë mot që do të vaditej ara mbi lumë,
Për atë mot që do të mbinin lulet nën strehë e pragje
D. Agolli: Ai mot
Epifora: (Emrin e ka marrë nga fjala greke piphora –
shtesë) Është përsëritje në fund të vargjeve. Duke qenë fund vargu mban
ngarkesë të madhe emocionesh kuptimore, sepse atje vendoset kuptimi kryesor i
vargjeve:
Si s’na u ndanë-armiqtë
Të neveritshmit, barbarët – armiqtë
Agresorët, të dobëtit – armiqtë
I. Kadare: Armiqtë
PROVONI
DIJET TUAJA
1. Ç.të përbashkëta kanë figurat e kuptimit? Ndaluni në ndërtimin e:
• krahasimit
• personifikimit
• antitezës
• hiperbolës
• simbolit
• paralelizmit figurativ
2. Si realizohen figurat e intonacionit? Flitni për:
• pyetjen
retorike
• pasthirmën
• apostrofin
3. Mbi ç’bazë krijohen figurat e fjalorit? Ndaluni te:
• dialektizmat
• huazimet
• fjalëformimi dhe fjalët e reja.
4. Ç’kuptoni
me figura të fjalës?
Flitni për ndërtimin e :
• metaforës
• metonimisë
• epitetit (epiteti metaforik)
• alegorisë
• ironisë
5. Si
ndërtohen figurat e sintaksës.
Ndaluni te:
• inversioni
• enumeracioni
• shkallëzimi
6. Cili
është parimi organizues i figurave tingullore. Ndaluni në ndërtimin e:
• asonancës
•· aliteracionit
• onomatopesë
• anaforës
• epiforës
• Shkruani në fletore nga
një shembull për secilën figurë, sipas skemave të mësipërme, dhe flitni për
efektet e tyre stilistike e kuptimore.
Stofa
1 orë
Vargu për të formuar një
njësi ritmike si strofa nuk funksionon i vetëm por i shoqëruar me vargje të
tjera.
Në këtë mënyrë
krijohen grupe të ndryshme vargjesh me gjatësi të barabartë ose të ndryshme,
grup vargjesh që shpreh një moment të caktuar poetik pas të cilit pritet një
pauzë.
Strofat më të
zakonshme janë: dyvargëshi, katërvargëshi, gjashtë vargëshi, në përgjithësi
vargjet çifte.
Por kemi edhe vargje
monokolonë d.m.th. të pandara në strofa.
Dy vargësh:
“Mjaltëzat lagin me mjaltë
gurzit e prrojeve të thatë” (M. Camaj, “Gjarpijtë e zez”)
Tre vargëshi:
“Haj të mirremi për dore
nepma zemrën që ma more
gjarpërushepikalore” (Popullore)
Katërvargëshi:
“Dy pika shiu ranë mbi qelq
dhe unë për ty seç ndieva mall
Jetojmë të dy në një qytet
dhe rrallë shihemi, sa rrallë!” (I. Kadare, “Mall”)
Gjashtëvargëshi:
“O stërnip i Kainit, tebdil si bari
Ti na shtyp e na shtrydh
e ti gjakun na pi
Ti na ther e na grin e
për qejf na bën fli
O kukuth e lubi; Hosana, Baraba. (Noli, “Marshi i barabait”)
Soneti është një formë e organizimit strofik e përbërë nga 2
katërvargësha dhe 2 të tjerë 3 vargësha. Është formë e njohur në letërsinë
botërore ku vlen të përmendet soneti petrarkian. Në Angli soneti ka strukturë
tjetër, ai përbëhet nga 3 katërvagësha dhe një 2 vargësh, dhe quhet sonet
elizabetian.
Në letërsinë shqipe
soneti italian është përdorur nga Camaj, Mjeda, Shkreli dhe poetë të tjerë.
Soneti i Mjedës “Liria” është një nga krijimet më të bukura të poezisë shqipe.
Madrigali. Është
i përbërë nga 3 strofa trevargëshe të rimuara në mënyrë të ndryshme dhe nga e
fundit me rima të puthitura ose nga 2 trevargëshe dhe dy dyvargëshe me rima të
puthitura.
Është një figurë e
zhvendosjes kuptimore e bazuar në një raport vazhdimësie logjike apo materiale
mes termit të parë dhe termit të figurshëm. Thënë ndryshe, metonimia është
zëvendësimi i një termi që ka me të parin një lidhje vazhdimësie. P.sh. nëse
themi “e fiton bukën me djersën
e ballit” në të vërtetë kuptojmë “me
punën që shkakton djersë” (marrje e rezultatit për shkakun).
Më egzaktësisht
metonimia shpreh këto tipe vazhdimësije:
1. Shkaku në vend të
pasojës: “më mbajnë gjallë krahët e mia”; “vera i përvëloi të vonat” etj.
2. Pasoja në vend të
shkakut: “ndërtojmë me djersën e ballit” etj.
3. Autori në vend të
veprës: “merre Naimin, ta solla”; “po lexoja Kadarenë” etj.
4. Mjeti në vend të
punës që bën: “me pushkë e me penë luftuan rilindasit”
5. Abstraktja në vend
të konkretes: “të dënohet tradhëtia” etj.
6. Konkretja në vend
të abstraktes: “i ka hyrë lepuri në bark”; “T’u thaftë gjuha more beu ynë” etj.
7. Shenja për sendin
e shënuar: “fjalimi i kurorës”; “urdhër i fronit mbretëror” etj.
8. Koha në vend të
njerëzve që jetuan në të: “Shekulli i XX, shekull i ri dhe i drejtë…” (Kadare)
9. Pronar në vend të
pronësisë: “Skënderbeu e theu sulltanin” (Ushtria e Skënderbeut theu ushtrinë e
sulltanit)
Alegoria,
simboli
1 orë
Alegoria është një
figurë retorike, me anë të së cilës, një term i caktuar i referohet një kuptimi
më të thellë e të fshehur. P.sh. poezia e Mjedës “Vaji i bylbylit” është një
poezi alegorike.
Një trajtim i alegorisë e konsideron atë një veprim gjuhësor që kryhet mbi
përmbajtjen logjike duke e hequr tërësisht kuptimin themelor. Ky kuptim
zëvendësohet me një nivel tjetër të kuptimit apo me një kuptim të figurshëm, që
kuptohet vetëm po t’i drejtohemi një kodi të fshehtë. Por mendojmë se,
zëvendësimi i plotë i
kuptimit të parë të një termi me një kuptim më të thellë e bën të pamundur
interpretimin e saktë të alegorisë. Prandaj ajo që vepron tek alegoria është
bashkëegzistenca e njëkohshme e të dy niveleve të kuptimit dhe verifikimi i
herëpashershëm i tyre gjatë interpretimit të alegorisë.
Studiues të tjerë përcaktojnë personifikimin (ku
cilësitë njerëzore u atribuohen sendeve apo kafshëve) si teknikën kryesore të
alegorisë.
Si shembuj të veprave
alegorike mund të përmendim: “Komedinë hyjnore” të Dantes, “Parajsën e humbur”
të Miltonit, “Fermën e kafshëve” të Orëellit; nga letërsia shqipe “Vajin e
bylbylit” të Mjedës që e përmendëm edhe më lart, “Shkëndij e diellit ndaj
manushaqes” e Naimit, “Shën Pjetri në mangall”, “Mojsiu në mal” të Nolit, etj.
Si një tip i veçantë
alegorie konsiderohen edhe proverbat.
Simboli
Koncepti i simbolit është pak a shumë i afërt me atë të alegorisë dhe në dosa
aspekte edhe me atë të metaforës. Në fakt “flaka” është një nga tropet më të përdorura në poezi që simbolizon
dashurinë. Që një term konkret të ngrihet në cilësinë e simbolit, në ligjërimin
poetik, vihet theksi tek cilësia dominante e tij duke anashkaluar cilësitë e
tjera.
Litota – Është një figurë
e mendimit që konsiston në pohimin e një koncepti duke mohuar të kundërtën.
Litota konsiderohet si një lehtësim apo zbutje e ligjëratës për të kuptuar më
shumë se sa thuhet. P.sh. nuk të urrej, nuk jam indiferent ndaj teje; janë
litota sepse zëvendësojnë të nënkuptuarën: të dashuroj.
Litota trajtohet si
një figurë e kundërt me hiperbolën dhe që vihet në punë për të zbutur
vrazhdësinë e frazës (në këtë pikë afrohet edhe me eufemizmin).
P.sh: “s’më vjen
mirë”; “s’më duket punë e mirë”.
Në përrallat tona
popullore, personazhet e gishtos, pupagjelit, kacamisrit etj. janë litota,
ashtu siç janë litota edhe liliputët e Guliverit. Në letërsinë botërore, si
shembull i përdorimit të dendur të litotave përmendet poema autobiografike e
Ëordsëorthit “The prelude”.
Hiperbola – përdorimi i fjalëve të egzagjeruara për të shprehur një
koncept përtej kufinjve të të besueshmes. Në përgjithësi hiperbola ka një
kuptim përforcues (efatik) kur do të nënvizojë një gjendje shpirtërore. Në këtë
këndvështrim, mund të përmendim përdorimin e saj më barok. Shpesh hiperbola ka
edhe karakter komik kur vë në pah mospërputhjen e fjalëve me realitetin ose
edhe karakter ironik kur përshkruhen duke përdorur hiperbola, aventura apo
ngjarje të pamundshme.
P.sh.: “Përmbi kryet
topuzi i ka fjurue,
dymbdhet pash n’lëndinë u ngul topuzi
dymbdhet pash si re u çue pluhuni!” (Gjergj Elez Alia)
“Ish rrufe ajo, s’ish shpatë,
Aq ndrinte shumë shpata
Sa shkelte mbi yjt e shkonte,
me vrap nga frika e saj nata
ditëse vend i lëshonte.” (Naimi)
Nga letërsia botërore
e famshme në përdorimin e hiperbolave është pjesa ku Kleopatra sheh Antonion të
vdekur, nga tragjedia e Shekspirit “Antoni dhe Kleopatra”.
Grotesku – është një mënyrë shprehje apo paraqitje e çuditshme dhe
kurioze që vë në kontakt me njëra-tjetrën format më heterogjene, të parregullta
e të largëta të realitetit duke i deformuar dhe shtrembëruar deri në ekstrem.
Kjo arrihet duke vënë paranë e pranë edhe stile edhe gjini të ndryshme për të
shkuar tek bashkegzistenca eksplozive mes të qeshurës dhe të qarës, komikes dhe
tragjikes.
Fjala grotesk rrjedh nga interesi që zgjuan në fund të shekullit të
pesëmbëdhjetë pikturat antike ornamentale të gjetura në shpella (grote) ku
binin në sy figura të vogla kombinuar në mënyra të çuditshme dhe të papritur.
Shembuj të groteskut
në letërsinë shqipe janë “Viti i mbrapshtë” i Kadaresë, “Shkëlqimi dhe rënia e
shokut Zylo” etj., dhe nga letërsia botërore “Ushtari i mirë Zhvejk” e J.
Hashek etj.
Ironia, sarkazma, paradoksi
1 orë
Ironia – të pohosh diçka duke dashur të thuash të kundërtën. Kështu
lexuesi duhet të vërë në punë intuitën për të deshifruar në mënyrë korrekte
mesazhin, duke u ndihmuar në këtë nga konteksti dhe intonacioni i veçantë i
thënies. Ironia parakupton gjithmonë aftësinë e marrësit për të kapur
zëvendësimin mes nivelit sipërfaqësor dhe nivelit të thellë të thënies.
Veçanërisht e
rëndësishme është ironia në tregimtari ku njohja shumë emirë nga ana e autorit
e personazheve dhe e ngjarjeve bën të mundur të shijohen nënvizimet ironike, të
fshehura, dykuptimësitë etj.
Sipas një teorie
bashkohore ironia është e afërt me metoniminë sepse tregon diçka me anë të
diçkaje tjetër, megjithëse këtë e tregon me të kundërtën.
Tek ironia është e
mundshme kjo ndarje:
1. ironia verbale –
kundërshtia mes asaj që thuhet dhe asaj që duhet të kuptohet.
2. ironia strukturale
– në letërsi ka të bëjë me të përdorurit e një heroi naiv, i një tregimtari të
pabesueshëm, kënvështrimi i të cilit për botën ndryshon tërësisht nga ai i
lexuesve apo i autorit.
3. ironia dramatike –
në të cilën publiku e njeh situatën e personazheve më mirë se personazhet.
Në letërsinë shqipe e
kanë përdorur ironinë: Fishta (“Gomari i Babatasit”), Çajupi, Migjeni. Nga letërsia
botërore shembuj ironie mund të gjejmë tek fabulat e La Fontenit, tragjeditë e
Sofokliut, novelat e Henry James, Valteri, Sëifti etj.
Kur ndryshimi mes dy niveleve të thënies, atij të shprehurit, sipërfaqësorit
dhe nivelit të thellë bëhet shumë i madh ironia shndërrohet në sarkazëm. Duke
thelluar ndryshimin thellohet në këtë figurë edhe potenciali shprehës i gjuhës.
Mjeshtër të përdorimit të sarkazmës në letërsinë shqipe konsiderohen Fishta dhe
Migjeni me “Amzat e Parnasit” dhe “Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun”. Të
dyja këto figura janë karakterizuar në komedi.
Paradoksi – është ajo figurë që konsiston në një pohim në pamje të parë
absurd dhe në kundërshtim me logjikën. Një pohim i tillë ndërtohet mbi bazën e
një oksimoroni. P.sh.:
“është i bukur se është i shëmtuar” ose “kush ecën ngadalë shkon larg” ose
paradoksi i famshëm i Sokratit “e di që nuk di asgjë”.
Nga letërsia shqipe
mund të përmendim paradokset e Migjenit: “ose… ose”; “Bukuria që vret” etj.
P.sh.: Do t’të vrasim, Jezu, se të
kemi baba
Do t’të varim, Mesi, se të kemi usta… (Noli)
Figurat
e sintaksës poetike
1 orë
Elipsi – është figura që nënkupton eleminimin e disa elementëve të një
fraze. Elipsi mund të jetë situacional, kur fjalët e hapura janë të integruara
në situatë d.m.th. kuptohen nga konteksti p.sh. (e shkrova {detyrën; letrën;
hartimin}) ose thjesht gramatikor: (shi {bie shi}).
Në analizën e prozës
elipsi është një procedim tregimtari me anë të të cilit elipsohen (hiqen), pra
kapërcehen disa pjesë të ngjarjeve dhe koha e tregimit bëhet pafundësisht
inferiore në krahasim me kohën e historisë.
P.sh.:
“Kafaz ke qiellin
epshin pengim
e gjithë ku
t’rreshket
shkon fluturim”
(Mjeda)
“Fshati për karshi
me kisha, me varre
rrotull ca shtëpi
të vogëla fare”
(Çajupi)
Ndeshet në të gjitha
prozat. Të spikatur si procedim e shohim tek “Mollë e ndalueme” e Migjenit;
“Odin Mondvalsen” e K. Trebeshinës; “Oh” i A. Pashkut.
Asindeti është një figurë e tipit sintaksor që konsiston në eleminimin e
qëllimshëm të lidhëzave mes dy fjalëve apo fjalive. Ligjërata, me përdorimin e
kësaj figure merr një pamje të zgjidhur e të shkëputur. Asindeti është
veçanërisht i rëndësishëm në figurat e numeracionit dhe shkallëzimit.
P.sh.:
“Kudo është
bukuria
“Malsori a thye, i dbuem ai me tradhti
Në qiej, në dhe, në
hënë
Pa atme sot ka mbetë, pa plang, pa shpi”
Në diell, në Shenjë,
në
yj
(Fishta)
Ndër lule, ndër
dritë, ndër pyj”
(Naimi)
Enumeracioni është
një figurë retorike që nënkupton grupimin koordinues të fjalëve si me anë të
asindetit, ashtu dhe me anë të polisindetit. Shumë i zakonshëm, sidomos në
prozë, është enumeracioni përmbledhës që rithotë thëniet dhe idetë e trajtuara
më parë. Një rast i veçantë i enumeracionit eliptik që grupon elementet me
vlerë simbolike. Objektet e numëruara mund të shkallëzohen dhe në këtë rast
ndajmë shkallëzimin ngjitës (klimaks) dhe zbritës (antiklimaks).
P.sh. “O vaj, o kob,
o marre, ç’turp për ne…” (Fishta), (shkallët – ngjitës)
“Në qytetin tonë asht
nji lagje… e n’atë lagje asht një kishë. Brenda në kishë asht një lypës, në të
cilin jeton një dëshirë me jetue. (Migjeni), (shkallëzim zbritës).
Polisindeti është përdorimi i qëllimshëm i lidhsave me vlerë ekspresive mes
dy a më shumë fjalëve apo frazave. Kjo bëhet me qëllim që lexuesi të ndalet
veçan në secilin send që emërohet.
P.sh.: “Për ty flet
nata e dita,
e dimni acar e zhegu
e vala e argjendtë dhe bregu
e voesa kur u le drita” (Fishta)
Epinalepsis është ajo figurë që ka në bazë përsëritjen e të njëjtës fjalë në
fillim dhe mbarim të vargut:
P.sh.: “Mue, i mjerë
bylbyl, po m’përgjon mue. (Mjeda)
Anafora është ajo figurë retorike që ka në bazë përsëritjen e një apo më
shumë fjalëve në fillim të vargjeve apo thënieve që vijnë njëra pas tjetrës. Në
gjuhësinë e tekstit, anafora shpjegohet si një procedim sintaksor që konsiston
në rimarrjen me anë të një përemri, të një elementi të shfaqur më parë. Në
fjalinë: “Pashë Artanin dhe e thirra për t’i dhënë
një ftesë” – e dhe i janë anaforike se përdoren për të rimarrë emrin Artan.
P.sh.:
“Ky i thënka tufanit: S’ta kam frikën.
Ky i thënka rrufesë: S’më tremb dot…”
(N. Bulka)
“Jam i gjallë e jam në jetë
jam në dritë të vërtet.”
(Naimi”
Tmesi – në retorikën antike kishte të bënte me ndarjen e një fjale të
përbërë duke ndërfutur elementë të tjerë. Në metrikën latine dhe të disa
gjuhëve neolatine kemi të bëjmë me figurën e tmesit kur një fjalë që ndahet në
sy pjesë vendoset respektivisht në fund të një vargu njëra pjesë, dhe në fillim
të vargut pasues pjesa tjetër. Gjuha shqipe në këtë figurë është ndikuar nga
letërsia italiane.
P.sh.
“…T’cillin thonë se knjazi i Malit
t’zi se ndrron për sytë e ballit…” (Fishta)
Anasjella (inversioni) është një fenomen gjuhësor që konsiston në
ndërtimin e një strukture sintaksore të anasjelltë me atë normale. Me anë të
saj vihet në pah një element duke i dhënë ngjyrim shtesë.
P.sh.: “I natyrës gazmend shihej…”
(Mjeda)
“Kafshatë që s’kapërdihet asht or vlla mjerimi…” (Migjeni)
“Atje nalt, n’i paç pa
jan prej bore nalt zbardhue… (F. Shiroka)
2.2.1. Figurat e kuptimit
Klasifikimi i figurave është një proces i vështirë, sepse shumë prej tyre janë
të afërta në thelb, prandaj nuk mund të vendosen kufij të prerë. Kështu, një
figurë sintaksore nuk dallon shumë nga figura e kuptimit, sepse edhe ajo ka
kuptim.
Kur
flitet për figura të kuptimit, në to përfshihen figurat që kanë ndërtim
gjuhësor pothuajse të zakonshëm, por japin një kuptim të ndryshëm nga ai i
zakonshmi.
Krahasimi quhet
edhe figurë elementare, forma e parë njohëse, sepse një send ose dukuri na e
jep duke e krahasuar me një send ose dukuri tjetër (kemi krahasim mbi bazën e
cilësive, veprimeve, gjendjeve etj).
Syni
i saj si kokrra e qershisë
ose:
shqiponjë me krah të
thyem! Vall shpirt i molisun!
Qëndro! Qëndro krenare! mu si një zot i stolisun
Migjeni, Shpirt’i ri
Nga ndërtimi sintaksor, krahasimi ka dy pjesë: të krahasuarit dhe krahasuesin,
që lidhen ndërmjet tyre me anën e lidhëzave si, porsi, ashtu si etj.
Krahasimi është i thjeshtë kur
përbëhet vetëm nga një fjalë.
Krahasimi është i zgjatur kur
përbëhet nga shumë fjalë. P.sh.:
Kur dëgjon zëthin e
s’ëmës, qysh (ashtu si) e lë qengji kopenë
blegërin
dy a tri herë, edhe ikën e merr dhenë,
. . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . .
ashtu edhe zemra ime, më
le këtu, tek jam, mua,
vjen me vrap e me dëshirë atje, në viset e tua.
N. Frashëri, Bagëti e bujqësia
Krahasimi i zgjatur quhet edhe similitudë.
Personifikimi. Njeriu
primitiv vinte re tipare ngjashmërie ndërmjet vetes dhe dukurive të natyrës. Ai
u vishte kafshëve dhe sendeve tiparet e njeriut, gjërat pa shpirt i
përshkruante sikur ndienin dhe kryenin veprime njerëzore, gjërat pa ndërgjegje
i bënte me ndërgjegje.
– Ç’ke, o flamur, që s’valon?
– Jam sëmurë e po rënkoj,
jam goditur brinjë më brinjë,
që kur sollën Italinë…”
popullore
“Tokë e dashur,
ti diçka ke kërkuar nga unë.
“Ndryshomë, o bir” – më ke thirrur nga grykat e
maleve”,
D. Agolli, Toka ime, kënga ime
Në këta shembuj flamuri dhe toka janë personifikuar.
Pra,
personifikimi ndërtohet në bazë të fjalëve që thonë kafshët ose sendet e
shpirtëzuara.
Antiteza është figurë e përbërë nga dy njësi kuptimore, lidhja e të
cilave kryhet me kundërvënie.
Kundërvënia mund të bëhet në nivelin e fjalëve, në nivelin sintaksor dhe atë
kuptimor. Antiteza ndërtohet shpesh prej antonimeve.
Se të deshte dhe s’të
deshnin,
se të qante kur të qeshnin,
se të veshte kur të çveshnin,
nëno moj, të ra dëshmor.
Noli
Edhe
brenda një vargu mund të kemi dy gjendje të kundërta:
Pranë sofrës i pangrënë,
Noli, Anës lumenjve
Shpesh
personazhet e një vepre ndërtohen në antitezë me njëri tjetrin, si; Skënderbeu
me sulltanin në poemën “Historia e Skënderbeut” të N. Frashërit, Otelloja me
Jagon në tragjedinë “Otello” të Shekspirit etj.
Hiperbola, sikurse antiteza, edhe kjo mban në vetvete një krahasim të
mundshëm, por në një raport jo të zakonshëm, sepse një send, dukuri ose veprim
e jep shumë më të zmadhuar se sa është në të vërtetë.
Por kush ecë para
ushtrive tuj lëshue
flakë prej shpatet, si rrfeja kur shkrepet
mbi Bjeshkë t’Nêmna, vesh arit t’kullue,
porsi dielli kur vete n’perêndim?
N. Mjedja, Mahmud Pasha në Mal të Zi
Ndodh të
hiperbolizohet efekti emocional nga një shkak i caktuar, p.sh. nga bukuria, si
në shembullin e mëposhtëm:
Hanko, mos kalo mbi
varre,
se të vdekurit i ngjalle,
të gjallët i vdiqe fare…
Popullore
Simboli. Shpesh,
në vend të emërtimit të një sendi, përdoret emri i një sendi tjetër që ka
lidhje ngjashmërie me të.Në këtë rast përdoret simboli.
Manushaqe, bukuroshe,
pse s’ngre kryet përpjetë?
…………………………,
Shpendëra, hithëra, ferra,
përsipër të kanë rënë
dhe dritën ta kanë zënë….etj.
N.
Frashëri, Manushaqja
Me fjalën
“manushaqe” nënkuptojmë Shqipërinë; me fjalët “shpendëra, hithëra, ferra”
nënkuptojmë pushtuesin dhe tradhtarët e kohës së Naimit, që e mbanin në robëri
Shqipërinë. Ndërmjet këtyre fjalëve poeti kërkon të vendosë një lidhje
ngjashmërie.
Simboli përdoret gjerësisht jo vetëm në letërsi, por edhe në jetën shoqërore.
Kafshë të tilla, si: dhelpra, ujku, luani, janë
kthyer përkatësisht në simbole të dinakërisë, egërsisë, forcës. Shumë
personazhe të letërsisë artistike, të përsosura në tipin e tyre, janë bërë
simbole të virtyteve ose veseve të ndryshme njerëzore. P.sh., Prometeu është bërë simbol i dashurisë dhe i sakrificës njerëzore: Gjergj Elez Alia – simbol i luftëtarit që mbron nderin dhe lirinë; Jago – simbol
i së keqes etj.
Simboli
ka dalë nga paralelizmi figurativ. Ai ka të shprehur vetëm elementin e natyrës
dhe lë të nënkuptohet elementi njerëzor. Pra, simboli është një paralelizëm
figurativ i nënkuptuar.
Alegoria (gr. allos-tjetër, agoreuo – flas)
është figurë e afërt me metaforën dhe konsiderohet si trajtë e zgjeruar e saj.
Te alegoria nuk kemi ndryshim të kuptimit të fjalës. Gjatë leximit e ndiejmë që
kuptimi i pjesës ose i tërë veprës zhvillohet në një vijë tjetër kuptimore, që
përbën kuptimin kryesor të veprës. Me këtë lloj figure mund të ndërtohet një
vepër e tërë letrare (Vaji i bylbylit, N. Mjeda), një lloj i tërë letrar Alegoria Soneti
V i poemës Scodra të N.
Mjedës:
E nji mjegull ndër male, e j’êr’qelbsinet
ku kuptimi kryesor është
gjendja e Ilirisë së robëruar e dhënë me metafora të shumta, me epitete
metaforike, kurse lidhja e fjalëve me lidhëzën (e) si dhe gjithë pamja e përshkruar afron me një peizazh
biblik.
Ironia është
figurë e afërt me metoniminë, mirëpo këtu fjala duhet të kuptohet si e kundërta
e kuptimit të saj të parë. Në kuptimin që shpreh, ironia është një tallje e hollë
përmes fjalëve që kanë karakter lavdërues:
Na sot jem për t’u
lavdue,
dijmë me folë me bisedue,
nga mendja jemi holluemun.
F. Shiroka; Si po prishet gjuha
shqype
Figura e ironisë shquhet
për intonacion të posaçëm, i cili plotëson kuptimin e figurës. Si figurë
e zgjeruar ajo mund të japë krijime të plota, në të cilat mbizotëron toni
ironik.
Ka raste kur ironia merr formë të ashpër, të pamëshirshme, që arrin deri nësarkazëm. Ironia përdoret më tepër në
letërsinë humoristike,kurse sarkazma në letërsinë satirike. Shkrimtarë të
shquar, si Çajupi, Noli, Migjeni, N. Bulka, D. Agolli, etj., i kanë përdorur me
mjeshtëri ironinë dhe sarkazmën.
Paralelizmi figurativ. Shpeshherë, dukuritë
natyrore që përshkruan poeti i vendos pranë ngjarjeve të jetës, mendimeve dhe
gjendjeve shpirtërore të njerëzve, me të cilat ato kanë lidhje ngjashmërie. Në
këtë rast kemi përdorimin e figurës letrare që quhet paralelizëm figurativ.
Në poemën
“Kënga e sprasme e Balës” të Gavril Darës, Mara, personazhi i veprës, i
drejtohet një zogu me këto fjalë:
Zogë,
zogë kryezezë,
Shokun tënd ti po kërkon,
ti e
vetme, unë e
vetme.
shokun tim kërkoj dhe unë.
Mes
shkretimit ti
vajton,
Jemi bashkë në mjerim,
unë
këtu qaj ditë e natë…
qofshim bashkë në liri…
Këtu janë
vënë pranë njëra-tjetrës vuajtja shpirtërore e Marës, vetmia e saj dhe kënga e
trishtuar e një zogu, për të theksuar me këtë element të natyrës pikëllimin e
vajzës.
2.2.2.Figurat
e intonacionit poetik
Gjatë
përshkimit të një ngjarjeje, apo shprehjes së ndjenjave kemi ndërhyrjen
emocionuese të autorit për të theksuar çka ai dëshiron. Nga këto ndërhyrje
emocionuese që shoqërohen me intonacion, krijohen figurat e intonacionit
poetik:
Pyetja retorike realizohet
në formën e pyetjes që s’kërkon përgjigje, p.sh.:
Përse të venë në det,
mendimet, o zemra ime?
De Rada Këngët e Milosaos
Një pjesë e mirë e vargjeve të poezisë Naim Frashërit të
Lasgush Poradecit janë të kësaj natyre:
…Të
përmbysim vetëdijen kur na fton ne burim i jetës?!
…Të mendojmë kaqe errët mun në mes të së vërtetës?!
…T’a mjerojmë kuvëndimin me kaq helm e kaqe prishmë
Kur fillon t’j-a thotë shqipja me një hir të
perëndishmë?!
Qoftë
edhe nga pikësimi i dyfishtë këto vargje nuk mund t’i lexojmë dhe aq më pak t’i
kuptojmë si pyetje të zakonshme në të cilat kërkohet përgjigjja. Janë pyetje që
në vetë shtrimin e tyre e kanë përgjigjen e mundshme. Zakonisht pyetja retorike
shtrohet në pikën kur duhet të shfaqet kulminacioni, duke krijuar një tension
dramatik të pritjes.
Pasthirrma Shpeshherë
poeti veçon një gjë për ta theksuar më tepër, duke shprehur në këtë rast një
ndërhyrje emocionuese në formën e thirrorit:
Shqipëri, lejomë të kthej
kryet mbi ty,
o nënë e rreptë burrash t’ashpër
Bajron, Çajld Harold
Me ngadalë, o shpend,
përmbi plagë m’u ul,
merr nga gjaku im,
vëre
mbi flamur…
I. Kadare, Shqipëria dhe tri Romat
Pasthirrmat shprehin vrulle të papritura shpirtërore në formën e entuziazmit,
ngazëllimit, dëshpërimit, revoltës:
O, si nuk kam nji grusht
të fortë
malit që hesht, mu në zemër me ia ngjeshë…
Migjeni, Recital i malësorit
Apostrofi Apostrofi
është ndërhyrja emocionuese me anën e së cilës thërresim pranë gjërat e largëta
ose të afërta, të gjalla a të vdekura, që t’i bëjmë të pranishme, konkrete dhe
që të ndikojnë kështu në ndjenjat e emocionet e të tjerëve.
O malet e Shqipërisë dhe
ju, o lisat e gjatë etj.
N.
Frashëri, Bagëti e bujqësia
Hyrja e
poemës “Bagëti e bujqësia” është një gërshetim mjeshtëror i pyetjeve retorike,
apostrofave dhe pasthirrmave të shumta që e gjallërojnë mendimin poetik.
2.2.3. Figura e fjalorit
Gjuha ka karakter shoqëror dhe historik. Karakterin shoqëror e përcakton
përdorimi i gjuhës brenda grupimeve të ndryshme shoqërore. Kështu mund të
flitet për gjuhën e dialektit ose
edhe më ngushtë, për gjuhën e profesionit të
caktuar. Karakteri historik nënkupton një varg transformimesh të gjuhës si
rezultat i zhvillimit të brendshëm dhe i faktorëve të jashtëm. Stilistikisht të
dy aspektet janë prodhimtarë në letërsi.
Dialektizmat janë fjalë që letërsia i merr nga dialektet. Për nga natyra e
tyre këto fjalë nuk janë në kundërshtim me natyrën e gjuhës shqipe, mirëpo duke
qenë vetëm të një dialekti, kanë përdorim më të ngushtë. Përdorimi i tyre në
veprat letrare ka këto funksione stilistike: krijim i koloritit të mjedisit,
karakterizim i gjuhës së personazheve, etj.
Varianti i dialektizmave mund të konsiderohet përdorimi i historizmave që gjithashtu japin atmosferën, koloritin e mjedisit, gjuhën e
personazhit brenda një kohe të caktuar. Gjithashtu ekzistojnë përdorime të
veçanta brenda dialektit:lokalizmat, zhargoni, profesionalizmat. Janë të përshtatshme për të krijuar ligjërimin e shkujdesur,
rrëfimin popullor, ndërsa përdorimi i tyre me denduri krijon efekte
satirizuese. Me efekt është edhe përdorimi i gjuhës si imitim i të folurit të
personazhit të huaj në gjuhën shqipe. Dialektalizmat nuk janë
vetëm karakteristikë e prozës. Shpesh ato i përdor me sukses edhe poezia për
kuptimet e figurshme ose për ngjyrime emocionuese.
Huazimet: janë
fjalë të huaja që përmes kontakteve të ndryshme të popujve me njeri-tjetrin
kanë depërtuar në sistemin e leksikut. Ndryshe quhen edhe barbarizma (gr. barbaros –
quheshin popujt që nuk flitnin greqisht). Në gjuhën shqipe dallojmë barbarizmat
latine, greke, turke dhe sllave, shumica e të cilave kanë fjalët korresponduese
të tyre në shqip.
Kur
përdoren në letërsi ato marrin funksion shprehës. Mund të përdoren për qëllim
ironizues, për portretizimin kulturor të personazhit, për krijimin e
atmosferës, etj. Një lloj barbarizmi përbën e folura e të huajit shqip, duke i
shtuar asaj prapashtesat dhe deformimet e ndryshme. Barbarizmat i përdor edhe
proza edhe poezia. Të përmendim këtu poezinë e F. Nolit që ka përdorime të
tilla të shumta.
Fjalëformimi dhe fjalët e reja: Gjuha shqipe e ka
mekanizmin e rregullave sipas të cilave e pasuron fondin e vet leksikor.
Nevojat e gjuhës si sistem dhe nevojat e letërsisë si ligjërim përputhen dhe
ndihmohen reciprokisht. Fjalët e reja të krijuara brenda sistemit të shqipes
(që ndryshe quhenneologjizma) funksionojnë stilistikisht duke u futur në tekstin letrar,
gjithashtu fjalët e krijuara për herë të parë në letërsi me përdorim të dendur
mund të kalojnë në fondin e leksikut të gjuhës. Mënyrat e ndërtimit të fjalëve
të reja janë të shumta: me anë të prapashtesave: shpifarak; me anë të prapashtesave
për zvogëlim: zogëz, lepurush; me parashtesa: i stërlashtë, i stërgjatë; me
bashkimin e dy fjalëve në njësi kuptimore: atdhedashuri, duke i afruar fjalët e një teme:lufton luftën; duke i lidhur me
kuptim: mes-hollë-këputura etj. Në
letërsi janë gjithashtu të njohura neologjizmat sipas modeleve të arkaizmave, që janë
fjalë të vjetëruara, që nuk përdoren më. Të dyja këto forma në letërsi kanë
funksione stilistikore të caktuara në pasurimin kuptimor emocionues, të tekstit
letrar
2.2.4.
Figurat e fjalës
(Tropet)
Figurat e fjalës në retorikë janë quajtur sipas fjalës gr. tropos lëvizje, kthim, kuptim i zhdrejtë. Fjala në sistemin e gjuhës lidhet
me një send të realitetit, ka një koncept, ndërsa gjatë përdorimit ajo shmanget nga kuptimi i vet i parë i zakonshëm dhe lidhet me një kuptim
tjetër, që është kuptimi i dytë i fjalës. Në frazën “Më kënaqet zemra kur shoh
këtë det gruri”, është e qartë që disa prej fjalëve janë përdorur me kuptim jo
të zakonshëm, mirëpo fraza nuk e ka humbur kuptimin që ka synuar ta realizojë
me këtë lidhje fjalësh. Përkundrazi kuptimi i saj del më i pasur se sa sikur
fjalët të përdoreshin në kuptimin e tyre të parë. Po t’i veçojmë fjalën zemra dhe togun det gruri, është e qartë që fjala zemra është përdorur për të shprehur një gjendje emocionale ndërsa
fjala det ka
ruajtur vetëm disa elemente të kuptimit fillestar: madhështinë, lëvizjen,
hapësirën etj. të cilat korrespondojnë me gjendjen e parë. Gjithashtu figurat e
fjalës përmbajnë në vete vlera njohëse.
Figurat e
fjalës, sikur edhe figurat e tjera, nuk i gjejmë vetëm në gjuhën e letërsisë.
Përdorimi i tyre në gjuhën e folur është i shpeshtë. Një pjesë e tyre për shkak
të përdorimit të dendur e kanë humbur kuptimin e tyre të figurshëm. dhe
përdoren në mungesë të fjalës.
Metafora qysh në
antikitet është quajtur mbretëreshë e figurave. Retorika e mëvonshme e ka
pranuar si figurë qendrore prej së cilës dalin figurat e tjera. Figura e
metaforës është proces gjuhësor i thjeshtë, por që ngrihet në një nivel të
lartë e të ndërlikuar poetik. Brenda një shoqërimi fjalësh një fjalë e humb
kuptimin e zakonshëm dhe me përdorimin e ri ajo fiton një informacion më të
madh kuptimor: Ai ishte lulja e ushtrisë shqiptare. Në
këtë fjali fjala lule mund të
zëvendësohet me një varg fjalësh dhe kuptimi nuk ndryshon. Fjala lule, është figurë, një fjalë e papritur për kontekstin. Nëse do ta
shpjegonim figurën fjalia mund të ishte: Ai ishte ushtari më i bukur (Sepse
lulja është bima më e bukur) ose “Ai
ishte (më i bukuri) më i dashuri i ushtrisë shqiptare”.
Mirëpo fjalët e përdorura këtu nuk e shprehin cilësinë themelore të ushtarit,
ai mbi të gjitha është trim, pra
fjalia po të hiqej figura e metaforës mund të
shkruhej. Ai ishte trimi më i bukur, më i dashur i ushtrisë shqiptare. Natyrisht këto nuk janë të gjitha kuptimet që mund të dalin nga
shembulli, mirëpo ato mjaftojnë për të dëshmuar informacionet e
shumta që bart figura e metaforës. Kthimi i figurës në kuptimin real të fjalës
për letërsinë është i papranueshëm.
Metafora shpesh quhet krahasim që bëhet në mendjen tonë, mirëpo ajo nuk shprehet në formën e plotë të krahasimit, i cili
përafron dy gjëra sipas ngjashmërisë duke theksuar cilësinë e krahasueshme
(Dhëmbët e bardhë si gurëzit e lumit). Metafora nuk lejon të shfaqet kuptimi i
plotë po vetëm i mundshmi.
Veçohen disa fusha në të cilat realizohet metafora përmes veprimeve të
caktuara: kur gjërat e natyrës dalin si të gjalla: lumi ecën, fusha frymon, (këtu metafora del si folje); kur gjendja shpirtërore a veprimi
intelektual përdoret për t’u dhënë kuptim gjërave të natyrës e objekteve: pyll i shqetësuar,
muzikë e pikëlluar, (këtu
metafora shprehet me mbiemër dhe quhet metaforë epitet, kur
mendohet se është figurë më vete quhet edhe epitet metaforik. Ndërtimi i metaforës
sipas ngjashmërisë zakonisht mbështetet në përdorimin me kuptim të dytë të
emrit:
Molla t’kputuna nji
deget,
Dy qershija lidhë n’nji rrfanë,
N.Mjeda:Andrra e jetës
Metafora është shumë e përdorshme edhe në sistemin e gjuhës. Përdoret në vend
të fjalës që mungon si: doreza e derës,
shtrati i lumit
etj. Në këto raste, ajo e ka humbur kuptimin e figurës. Ndërsa në letërsi
gjejmë përdorime të reja, të papritura të metaforës ose metaforë të ringjallur:
shtrati (mjegullor, i
purpurtë, i zjarrtë) i lumit, ku
freskimi bëhet me anë të epitetit ose sinonimit.
Metonimi për nga rëndësia qëndron krahas metaforës. Realizimi i
saj kryhet me kalimin e fjalës nga kuptimi i parë në kuptimin tjetër, dhe
ndërmjet tyre qëndron lidhja e varësisë jo e ngjashmërisë si te metafora. Metafora konsiderohet figurë e poezisë, ndërsa
metonimia figurë e prozës.
Metonimitë më të njohura janë kur:
• fjala
me kuptim abstrakt përdoret për fjalën që ka kuptim konkret dhe anasjelltas:
“Uh, m’u
thaftë gjuha po kaj
më erdhi ajo tash?”
“Mbas pesë vjetësh, kur këmbët i shkelën përsëri
në katund…”
“Motra nuk shkon në derë të huaj pa e pa
gëzimin e vëllaut.”
N. Rrahmani: Rruga e shtëpisë sime
• kur
përdoret emri i autorit në vend të veprës:
“Kam një javë që po e lexoj Barletin”
Në shembullin: Mjerimi punon, punon ditë e natë (Poema e
mjerimit, Migjeni) poeti përdor gjendjen e mjeruar të asaj
kohe për vetë njeriun e mjeruar. Ndërmjet tyre ekziston lidhja e varësisë.
Epiteti i
zakonshëm shprehet me një mbiemër dhe ka denduri të madhe përdorimi.
Dikur ai është përdorur
shumë dhe ka qenë përcaktues i stilit. Janë të njohura përdorimet e epitetit në
poemën Iliada dhe në
Historinë e Skënderbeut:
Ishte Uran-bukuroshi
dhe Tanushi kordhë-larë
Hamzaj, Muzakë-djaloshi
———————————————
Maneshi, shpatulla-gjërë,
Golemi mjekërë-ziu,
N. Frashëri: Histori e Skënderbeut
Këto i
njohim si epitetet tradicionake.
Sot letërsia preferon epitetin e ri që siç thamë më lart quhet edhe epitet metaforik, kur ngrihet mbi një cilësim të zakonshëm.
Ish një
kohë bojë hiri.
Epiteti
mund të shprehet edhe me pjesore të foljeve, me ndajfolje e shprehje të tjera,
si:
Arratisur, syrgjynosur,
rraskapitur e katosur
as i gjallë, as i
varosur… Noli
Në disa lloje të epiteteve synohet të jepet kuptimi i kundërt me fjalën që
cilëson si: bukuri e shëmtuar, etj. Disa e
rendisin tek figurat e kuptimit pasi del kuptim i ri nga kundërvënia e dy
kuptimeve.
2.2.5.Figurat e sintaksës
Që të shprehet një kuptim, në të folurit e përditshëm dhe në disa lloje
ligjërimi fjalët përdoren sipas rregullave të caktuara.Në bazë të kërkesave të
komunikimit ndërtimi sintaksor ka gjymtyrët kryesore dhe të
dyta. Në letërsi një rregull i tillë shpesh shmanget për shkak të kërkesave
shprehëse. Në shembullin:Ikën.
Trak-truk. Fushë e bardhë. Hënë (I.Kadare, Kali i Trojës)
vëmë re se midis fjalëve të përdorura mungojnë shumë fjalë të tjera, të cilat
janë të zakonshme për ndërtimin sintaksor normal. Por këtu kemi të bëjmë me një
varg poezie. Kjo mungesë e fjalëve ka bërë që pamja të jetë rrëqethëse, e
plotë, dinamike, plot ritëm dhe kuptim, ndërkohë që në përfytyrimin tonë
veprojnë shumë elemente jashtëletrare: vrapimi, jehona, zhurma, peizazhi, nata,
përvoja historike që lidhet me kalin e drunjtë të grekëve para mureve të
Trojës, me përshtypjet e fituara gjatë leximit të veprave të tjera
letrare që trajtojnë këtë motiv, etj.
Shembulli
na tregon një mundësi të veçantë të organizimit sintaksor të veprës poetike për
të arritur efekte të veçanta stilistike e kuptimore në letërsi. Një ndërtim i
tillë sintaksor qëndron në bazë të figurave stilistike.
Inversioni ose e anasjella (greq. hyperbaton, lat. inversio – përmbysje) shquhet për rendin e kundërt me atë normal
sintaksor të gjymtyrëve në fjali. Në vend që të ketë rendin normal:
kryefjalë, kallëzues, kundrinor e rrethanor, ndërtimi sintaksor del i varur nga
kërkesat kuptimore, shprehëse, dhe nga ato të intonacionit të veprës poetike.
I dha erë trëndafilit,
i dha dritë bukurisë,
i
dha këngët bilbilit,
i dha shije gjithësisë.
N. Frashëri, Fyelli
Enumeracioni. Kjo figurë shërben për të bërë përshkrime sa më të gjalla e më
konkrete, plot fakte e hollësi të larmishme nga realiteti, që numërohen njëri
pas tjetrit.
Ne ecim përdore të dy,
unë e ti,
dhe jemi kudo në shtëpi,
kur
jemi nën qiellin e natës,
nën strehën ku ndizet oxhaku,
në
rrugën e qetë e të gjatë,
në
turmën plot me vështrime
ku ka dijetarë dhe loço,.
ku
ka të moshuar e foshnja…
Pol Elyar Ne të dy
Shkallëzimi Është një figurë që ka dalë nga enumeracioni,
i cila përdoret shpesh si në poezi, ashtu edhe në prozë Në të hasim një
organizim shkallë-shkallë, të cilat shprehin një veprim, mendim ose peizazh.
Fjalët janë të afërta, shpesh sinonime ose, duke u lidhur në këtë mënyrë,
afrohen kuptimet e tyre. Kuptimi i fjalëve në shkallëzim mund të ketë
rrjedhë ngjitëse ose zbritëse:
Valimi i anijes së lehtë
qetohet, ndalohet, mbaron:
gjeniu i anijes përpjetë
hepohet…anohet…valon
L. Poradeci, Gjeniu i anijes
2.2.6.Figurat tingullore
Parim organizues i grupit të këtyre figurave është përsëritja e tingujvebrenda
njësisë poetike (vargut), njësisë kompozicionale (strofës) ose gjithë veprës
poetike (poezisë). Mund t’i quajmë edhe figura të përsëritjes. Përsëritja tingullore
nuk është qëllim në vetvete. Në aspektin gjuhësor fjala përsëritet duke e marrë
atë ashtu siç është në pozicionin e parë, dhe duke e vendosur në një pozicion
të ri. Përsëritja mund të jetë me ndryshim të pjesshëm, me ngjashmëridhe me kundërvënie. Nga ana kuptimore përsëritjet nuk shprehin të njëjtën gjë, për
shkak të lidhjeve të reja në të cilat vendosen, ose të kontekstit që u jep një
kuptim të ri.
Ndër
figurat tingullore më të njohura janë:
Asonanca, që e ka
marrë emrin nga lat. assonare –
bashkëtingëllim, tingëllim i harmonishëm. Është përsëritja e një zanoreje ose e
zanoreve të njëjta në varg ose në frazë.
Fëmija
pa nanë, si nata pa hanë.
Popullore
Asonanca
është element i ndërtimit të ritmit, intonacionit të vargut, si rrjedhim, edhe
i kuptimit të vargut. Në disa raste rimarrja e zanores mund të ketë edhe
funksion simbolik:
Vajto,
moj botë,
vajto me ne.
L. Poradeci, Kur qajnë motrat vëllanë
ku funksioni i tingullit o lidhet me kuptimin e vajit, të dhembjes e pikëllimit për vëllanë
e vdekur.
Aliteracioni sipas
fjalës lat, alliteratio – drejt
+ shkronja) është përsëritja e bashkëtingëlloreve. Në shumë raste, me
bashkëtingëlloret përsëritet e tërë rrokja. Në disa raste bashkëvepron
aliteracioni me asonancën si përfundim i vargut:
dif dragoi i dragobisë,
trim tribun i Vegjëlisë
F. Noli, Shpell’e Dragobisë
Organizimi i lirshëm i bashkëtingëlloreve krijon efekt të ndjeshëm në vargjet e
shumë poetëve, sidomos kur ai mbart edhe ngarkesë shprehëse të llojit imitues.
Vështroni si shket sipër
valash,
e
tundet anija me nge…
…me krismë e
me prush prejt stërkalash
mi të shkrepëtiu një rrufe.
L. Poradeci, Gjeniu i anijes
Onomatopeja: (Nga greq. onoma – emër,
poeme – bëj – krijoj) Është figurë e përsëritjes që ka bazë imitimin e zhurmave
të zërave të natyrës dhe të qenieve të gjalla. Ky fenomen është mjaft i
përhapur në gjuhë ndërsa, kur përdoret në letërsi, merr karakter shprehës duke
sjellë atmosferën me të cilën lidhet kuptimi i pjesës:
Nën kërkëllimë zinxhirësh
frymëmarrje luanësh
ulurimë, kuje e lemeri
Gjeneral Moisi
I. Kadare: Vdekja e Moisi Golemit
Këtu radha e fjalëve onomatopeike është e dendur dhe shpreh: lidhje në
kundërshti kërkëllime zinxhirësh/frymëmarrje luanësh; shkallëzim të atmosferës së tmerrit: ulurimë, kuje e lemeri. Gjithashtu të përdorura në shumës ato krijojnë një atmosferë
tmerri e ngjethëse nga veprimi i atij organizimi të tmerrshëm torturues. Fjalët
e krijuara sipas zhurmave të tingujve të ndryshëm të natyrës quhen fjalë onomatopeike.
Anafora: (Greq. anaphora = nxjerr lart, përsëritje) Është përsëritje e fjalës së parë ose
e ndonjë shprehjeje në fillim të vargjeve. Si figurë stilistikore forcon
shprehësinë dhe veçon kuptimin e pjesës që përsëritet apo të pjesës që del e re
pas përsëritjeve. Është gjithashtu element i ritmit. Shembull:
Për atë mot që do të
mbruhej brumi në magje,
Për atë mot që do të vaditej ara mbi lumë,
Për atë mot që do të mbinin lulet nën strehë e pragje
D. Agolli: Ai mot
Epifora: (Emrin e ka marrë nga fjala greke piphora –
shtesë) Është përsëritje në fund të vargjeve. Duke qenë fund vargu mban
ngarkesë të madhe emocionesh kuptimore, sepse atje vendoset kuptimi kryesor i
vargjeve:
Si s’na u ndanë-armiqtë
Të neveritshmit, barbarët – armiqtë
Agresorët, të dobëtit – armiqtë
I. Kadare: Armiqtë
PROVONI
DIJET TUAJA
1. Ç.të përbashkëta kanë figurat e kuptimit? Ndaluni në ndërtimin e:
• krahasimit
• personifikimit
• antitezës
• hiperbolës
• simbolit
• paralelizmit figurativ
2. Si realizohen figurat e intonacionit? Flitni për:
• pyetjen
retorike
• pasthirmën
• apostrofin
3. Mbi ç’bazë krijohen figurat e fjalorit? Ndaluni te:
• dialektizmat
• huazimet
• fjalëformimi dhe fjalët e reja.
4. Ç’kuptoni
me figura të fjalës?
Flitni për ndërtimin e :
• metaforës
• metonimisë
• epitetit (epiteti metaforik)
• alegorisë
• ironisë
5. Si
ndërtohen figurat e sintaksës.
Ndaluni te:
• inversioni
• enumeracioni
• shkallëzimi
6. Cili
është parimi organizues i figurave tingullore. Ndaluni në ndërtimin e:
• asonancës
•· aliteracionit
• onomatopesë
• anaforës
• epiforës
• Shkruani në fletore nga
një shembull për secilën figurë, sipas skemave të mësipërme, dhe flitni për
efektet e tyre stilistike e kuptimore.
Stofa
1 orë
Vargu për të formuar një
njësi ritmike si strofa nuk funksionon i vetëm por i shoqëruar me vargje të
tjera.
Në këtë mënyrë
krijohen grupe të ndryshme vargjesh me gjatësi të barabartë ose të ndryshme,
grup vargjesh që shpreh një moment të caktuar poetik pas të cilit pritet një
pauzë.
Strofat më të
zakonshme janë: dyvargëshi, katërvargëshi, gjashtë vargëshi, në përgjithësi
vargjet çifte.
Por kemi edhe vargje
monokolonë d.m.th. të pandara në strofa.
Dy vargësh:
“Mjaltëzat lagin me mjaltë
gurzit e prrojeve të thatë” (M. Camaj, “Gjarpijtë e zez”)
Tre vargëshi:
“Haj të mirremi për dore
nepma zemrën që ma more
gjarpërushepikalore” (Popullore)
Katërvargëshi:
“Dy pika shiu ranë mbi qelq
dhe unë për ty seç ndieva mall
Jetojmë të dy në një qytet
dhe rrallë shihemi, sa rrallë!” (I. Kadare, “Mall”)
Gjashtëvargëshi:
“O stërnip i Kainit, tebdil si bari
Ti na shtyp e na shtrydh
e ti gjakun na pi
Ti na ther e na grin e
për qejf na bën fli
O kukuth e lubi; Hosana, Baraba. (Noli, “Marshi i barabait”)
Soneti është një formë e organizimit strofik e përbërë nga 2
katërvargësha dhe 2 të tjerë 3 vargësha. Është formë e njohur në letërsinë
botërore ku vlen të përmendet soneti petrarkian. Në Angli soneti ka strukturë
tjetër, ai përbëhet nga 3 katërvagësha dhe një 2 vargësh, dhe quhet sonet elizabetian.
Në letërsinë shqipe
soneti italian është përdorur nga Camaj, Mjeda, Shkreli dhe poetë të tjerë.
Soneti i Mjedës “Liria” është një nga krijimet më të bukura të poezisë shqipe.
Madrigali. Është
i përbërë nga 3 strofa trevargëshe të rimuara në mënyrë të ndryshme dhe nga e
fundit me rima të puthitura ose nga 2 trevargëshe dhe dy dyvargëshe me rima të
puthitura.
Është një figurë e
zhvendosjes kuptimore e bazuar në një raport vazhdimësie logjike apo materiale
mes termit të parë dhe termit të figurshëm. Thënë ndryshe, metonimia është
zëvendësimi i një termi që ka me të parin një lidhje vazhdimësie. P.sh. nëse
themi “e fiton bukën me djersën
e ballit” në të vërtetë kuptojmë “me
punën që shkakton djersë” (marrje e rezultatit për shkakun).
Më egzaktësisht
metonimia shpreh këto tipe vazhdimësije:
1. Shkaku në vend të
pasojës: “më mbajnë gjallë krahët e mia”; “vera i përvëloi të vonat” etj.
2. Pasoja në vend të
shkakut: “ndërtojmë me djersën e ballit” etj.
3. Autori në vend të
veprës: “merre Naimin, ta solla”; “po lexoja Kadarenë” etj.
4. Mjeti në vend të
punës që bën: “me pushkë e me penë luftuan rilindasit”
5. Abstraktja në vend
të konkretes: “të dënohet tradhëtia” etj.
6. Konkretja në vend
të abstraktes: “i ka hyrë lepuri në bark”; “T’u thaftë gjuha more beu ynë” etj.
7. Shenja për sendin
e shënuar: “fjalimi i kurorës”; “urdhër i fronit mbretëror” etj.
8. Koha në vend të
njerëzve që jetuan në të: “Shekulli i XX, shekull i ri dhe i drejtë…” (Kadare)
9. Pronar në vend të
pronësisë: “Skënderbeu e theu sulltanin” (Ushtria e Skënderbeut theu ushtrinë e
sulltanit)
Alegoria,
simboli
1 orë
Alegoria është një
figurë retorike, me anë të së cilës, një term i caktuar i referohet një kuptimi
më të thellë e të fshehur. P.sh. poezia e Mjedës “Vaji i bylbylit” është një
poezi alegorike.
Një trajtim i alegorisë e konsideron atë një veprim gjuhësor që kryhet mbi
përmbajtjen logjike duke e hequr tërësisht kuptimin themelor. Ky kuptim
zëvendësohet me një nivel tjetër të kuptimit apo me një kuptim të figurshëm, që
kuptohet vetëm po t’i drejtohemi një kodi të fshehtë. Por mendojmë se, zëvendësimi
i plotë i kuptimit të parë të një termi me një kuptim më të thellë e bën
të pamundur interpretimin e saktë të alegorisë. Prandaj ajo që vepron tek
alegoria është bashkëegzistenca e njëkohshme e të dy niveleve të kuptimit dhe
verifikimi i herëpashershëm i tyre gjatë interpretimit të alegorisë.
Studiues të tjerë përcaktojnë personifikimin (ku
cilësitë njerëzore u atribuohen sendeve apo kafshëve) si teknikën kryesore të
alegorisë.
Si shembuj të veprave
alegorike mund të përmendim: “Komedinë hyjnore” të Dantes, “Parajsën e humbur”
të Miltonit, “Fermën e kafshëve” të Orëellit; nga letërsia shqipe “Vajin e
bylbylit” të Mjedës që e përmendëm edhe më lart, “Shkëndij e diellit ndaj
manushaqes” e Naimit, “Shën Pjetri në mangall”, “Mojsiu në mal” të Nolit, etj.
Si një tip i veçantë
alegorie konsiderohen edhe proverbat.
Simboli
Koncepti i simbolit është pak a shumë i afërt me atë të alegorisë dhe në dosa
aspekte edhe me atë të metaforës. Në fakt “flaka” është një nga tropet më të përdorura në poezi që simbolizon
dashurinë. Që një term konkret të ngrihet në cilësinë e simbolit, në ligjërimin
poetik, vihet theksi tek cilësia dominante e tij duke anashkaluar cilësitë e
tjera.
Litota – Është një figurë
e mendimit që konsiston në pohimin e një koncepti duke mohuar të kundërtën.
Litota konsiderohet si një lehtësim apo zbutje e ligjëratës për të kuptuar më
shumë se sa thuhet. P.sh. nuk të urrej, nuk jam indiferent ndaj teje; janë
litota sepse zëvendësojnë të nënkuptuarën: të dashuroj.
Litota trajtohet si
një figurë e kundërt me hiperbolën dhe që vihet në punë për të zbutur
vrazhdësinë e frazës (në këtë pikë afrohet edhe me eufemizmin).
P.sh: “s’më vjen
mirë”; “s’më duket punë e mirë”.
Në përrallat tona
popullore, personazhet e gishtos, pupagjelit, kacamisrit etj. janë litota,
ashtu siç janë litota edhe liliputët e Guliverit. Në letërsinë botërore, si
shembull i përdorimit të dendur të litotave përmendet poema autobiografike e
Ëordsëorthit “The prelude”.
Hiperbola – përdorimi i fjalëve të egzagjeruara për të shprehur një
koncept përtej kufinjve të të besueshmes. Në përgjithësi hiperbola ka një
kuptim përforcues (efatik) kur do të nënvizojë një gjendje shpirtërore. Në këtë
këndvështrim, mund të përmendim përdorimin e saj më barok. Shpesh hiperbola ka
edhe karakter komik kur vë në pah mospërputhjen e fjalëve me realitetin ose
edhe karakter ironik kur përshkruhen duke përdorur hiperbola, aventura apo
ngjarje të pamundshme.
P.sh.: “Përmbi kryet
topuzi i ka fjurue,
dymbdhet pash n’lëndinë u ngul topuzi
dymbdhet pash si re u çue pluhuni!” (Gjergj Elez Alia)
“Ish rrufe ajo, s’ish shpatë,
Aq ndrinte shumë shpata
Sa shkelte mbi yjt e shkonte,
me vrap nga frika e saj nata
ditëse vend i lëshonte.” (Naimi)
Nga letërsia botërore
e famshme në përdorimin e hiperbolave është pjesa ku Kleopatra sheh Antonion të
vdekur, nga tragjedia e Shekspirit “Antoni dhe Kleopatra”.
Grotesku – është një mënyrë shprehje apo paraqitje e çuditshme dhe
kurioze që vë në kontakt me njëra-tjetrën format më heterogjene, të parregullta
e të largëta të realitetit duke i deformuar dhe shtrembëruar deri në ekstrem.
Kjo arrihet duke vënë paranë e pranë edhe stile edhe gjini të ndryshme për të
shkuar tek bashkegzistenca eksplozive mes të qeshurës dhe të qarës, komikes dhe
tragjikes.
Fjala grotesk rrjedh nga interesi që zgjuan në fund të shekullit të
pesëmbëdhjetë pikturat antike ornamentale të gjetura në shpella (grote) ku
binin në sy figura të vogla kombinuar në mënyra të çuditshme dhe të papritur.
Shembuj të groteskut
në letërsinë shqipe janë “Viti i mbrapshtë” i Kadaresë, “Shkëlqimi dhe rënia e
shokut Zylo” etj., dhe nga letërsia botërore “Ushtari i mirë Zhvejk” e J.
Hashek etj.
Ironia, sarkazma,
paradoksi
1 orë
Ironia – të pohosh diçka duke dashur të thuash të kundërtën. Kështu
lexuesi duhet të vërë në punë intuitën për të deshifruar në mënyrë korrekte
mesazhin, duke u ndihmuar në këtë nga konteksti dhe intonacioni i veçantë i
thënies. Ironia parakupton gjithmonë aftësinë e marrësit për të kapur
zëvendësimin mes nivelit sipërfaqësor dhe nivelit të thellë të thënies.
Veçanërisht e
rëndësishme është ironia në tregimtari ku njohja shumë emirë nga ana e autorit
e personazheve dhe e ngjarjeve bën të mundur të shijohen nënvizimet ironike, të
fshehura, dykuptimësitë etj.
Sipas një teorie
bashkohore ironia është e afërt me metoniminë sepse tregon diçka me anë të
diçkaje tjetër, megjithëse këtë e tregon me të kundërtën.
Tek ironia është e
mundshme kjo ndarje:
1. ironia verbale –
kundërshtia mes asaj që thuhet dhe asaj që duhet të kuptohet.
2. ironia strukturale
– në letërsi ka të bëjë me të përdorurit e një heroi naiv, i një tregimtari të
pabesueshëm, kënvështrimi i të cilit për botën ndryshon tërësisht nga ai i
lexuesve apo i autorit.
3. ironia dramatike –
në të cilën publiku e njeh situatën e personazheve më mirë se personazhet.
Në letërsinë shqipe e
kanë përdorur ironinë: Fishta (“Gomari i Babatasit”), Çajupi, Migjeni. Nga letërsia
botërore shembuj ironie mund të gjejmë tek fabulat e La Fontenit, tragjeditë e
Sofokliut, novelat e Henry James, Valteri, Sëifti etj.
Kur ndryshimi mes dy niveleve të thënies, atij të shprehurit, sipërfaqësorit
dhe nivelit të thellë bëhet shumë i madh ironia shndërrohet në sarkazëm. Duke
thelluar ndryshimin thellohet në këtë figurë edhe potenciali shprehës i gjuhës.
Mjeshtër të përdorimit të sarkazmës në letërsinë shqipe konsiderohen Fishta dhe
Migjeni me “Amzat e Parnasit” dhe “Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun”. Të
dyja këto figura janë karakterizuar në komedi.
Paradoksi – është ajo figurë që konsiston në një pohim në pamje të parë
absurd dhe në kundërshtim me logjikën. Një pohim i tillë ndërtohet mbi bazën e
një oksimoroni. P.sh.:
“është i bukur se është i shëmtuar” ose “kush ecën ngadalë shkon larg” ose
paradoksi i famshëm i Sokratit “e di që nuk di asgjë”.
Nga letërsia shqipe
mund të përmendim paradokset e Migjenit: “ose… ose”; “Bukuria që vret” etj.
P.sh.: Do t’të vrasim, Jezu, se të
kemi baba
Do t’të varim, Mesi, se të kemi usta… (Noli)
Figurat
e sintaksës poetike
1 orë
Elipsi – është figura që nënkupton eleminimin e disa elementëve të një
fraze. Elipsi mund të jetë situacional, kur fjalët e hapura janë të integruara
në situatë d.m.th. kuptohen nga konteksti p.sh. (e shkrova {detyrën; letrën;
hartimin}) ose thjesht gramatikor: (shi {bie shi}).
Në analizën e prozës
elipsi është një procedim tregimtari me anë të të cilit elipsohen (hiqen), pra
kapërcehen disa pjesë të ngjarjeve dhe koha e tregimit bëhet pafundësisht
inferiore në krahasim me kohën e historisë.
P.sh.:
“Kafaz ke qiellin
epshin pengim
e gjithë ku
t’rreshket
shkon fluturim”
(Mjeda)
“Fshati për karshi
me kisha, me varre
rrotull ca shtëpi
të vogëla fare”
(Çajupi)
Ndeshet në të gjitha
prozat. Të spikatur si procedim e shohim tek “Mollë e ndalueme” e Migjenit;
“Odin Mondvalsen” e K. Trebeshinës; “Oh” i A. Pashkut.
Asindeti është një figurë e tipit sintaksor që konsiston në eleminimin e
qëllimshëm të lidhëzave mes dy fjalëve apo fjalive. Ligjërata, me përdorimin e
kësaj figure merr një pamje të zgjidhur e të shkëputur. Asindeti është
veçanërisht i rëndësishëm në figurat e numeracionit dhe shkallëzimit.
P.sh.:
“Kudo është
bukuria
“Malsori a thye, i dbuem ai me tradhti
Në qiej, në dhe, në
hënë
Pa atme sot ka mbetë, pa plang, pa shpi”
Në diell, në Shenjë,
në
yj
(Fishta)
Ndër lule, ndër
dritë, ndër pyj”
(Naimi)
Enumeracioni është
një figurë retorike që nënkupton grupimin koordinues të fjalëve si me anë të
asindetit, ashtu dhe me anë të polisindetit. Shumë i zakonshëm, sidomos në
prozë, është enumeracioni përmbledhës që rithotë thëniet dhe idetë e trajtuara
më parë. Një rast i veçantë i enumeracionit eliptik që grupon elementet me
vlerë simbolike. Objektet e numëruara mund të shkallëzohen dhe në këtë rast
ndajmë shkallëzimin ngjitës (klimaks) dhe zbritës (antiklimaks).
P.sh. “O vaj, o kob,
o marre, ç’turp për ne…” (Fishta), (shkallët – ngjitës)
“Në qytetin tonë asht
nji lagje… e n’atë lagje asht një kishë. Brenda në kishë asht një lypës, në të
cilin jeton një dëshirë me jetue. (Migjeni), (shkallëzim zbritës).
Polisindeti është përdorimi i qëllimshëm i lidhsave me vlerë ekspresive mes
dy a më shumë fjalëve apo frazave. Kjo bëhet me qëllim që lexuesi të ndalet
veçan në secilin send që emërohet.
P.sh.: “Për ty flet
nata e dita,
e dimni acar e zhegu
e vala e argjendtë dhe bregu
e voesa kur u le drita” (Fishta)
Epinalepsis është ajo figurë që ka në bazë përsëritjen e të njëjtës fjalë në
fillim dhe mbarim të vargut:
P.sh.: “Mue, i mjerë
bylbyl, po m’përgjon mue. (Mjeda)
Anafora është ajo figurë retorike që ka në bazë përsëritjen e një apo më
shumë fjalëve në fillim të vargjeve apo thënieve që vijnë njëra pas tjetrës. Në
gjuhësinë e tekstit, anafora shpjegohet si një procedim sintaksor që konsiston
në rimarrjen me anë të një përemri, të një elementi të shfaqur më parë. Në
fjalinë: “Pashë Artanin dhe e thirra për t’i dhënë
një ftesë” – e dhe i janë anaforike se përdoren për të rimarrë emrin Artan.
P.sh.:
“Ky i thënka tufanit: S’ta kam frikën.
Ky i thënka rrufesë: S’më tremb dot…”
(N. Bulka)
“Jam i gjallë e jam në jetë
jam në dritë të vërtet.”
(Naimi”
Tmesi – në retorikën antike kishte të bënte me ndarjen e një fjale të
përbërë duke ndërfutur elementë të tjerë. Në metrikën latine dhe të disa
gjuhëve neolatine kemi të bëjmë me figurën e tmesit kur një fjalë që ndahet në
sy pjesë vendoset respektivisht në fund të një vargu njëra pjesë, dhe në fillim
të vargut pasues pjesa tjetër. Gjuha shqipe në këtë figurë është ndikuar nga
letërsia italiane.
P.sh.
“…T’cillin thonë se knjazi i Malit
t’zi se ndrron për sytë e ballit…” (Fishta)
Anasjella (inversioni) është një fenomen gjuhësor që konsiston në
ndërtimin e një strukture sintaksore të anasjelltë me atë normale. Me anë të
saj vihet në pah një element duke i dhënë ngjyrim shtesë.
P.sh.: “I natyrës gazmend shihej…”
(Mjeda)
“Kafshatë që s’kapërdihet asht or vlla mjerimi…” (Migjeni)
“Atje nalt, n’i paç pa
jan prej bore nalt zbardhue… (F. Shiroka)
0 comments
Post a Comment